7 Zakone Që Do T’ju Shërojnë Njëherë e Mirë Aparatin Tretës

7 Zakone Që Do T’ju Shërojnë Njëherë e Mirë Aparatin Tretës

Shëndeti i aparatit tretës është thëlbësor për mirëqënien njerëzore dhe kujdesi për të do ju ndryshojë jetën. Humbja e peshës së tepërt, lëkura e pastër, sistemi nervor i shëndetshëm janë disa nga përfitimet më të mëdha.Fillimisht duhet të dini se cilat janë disa nga pasojat që vijnë nga problemet shëndetësore të aparatit tretës:

Obeziteti
Ankthi
Depresioni
Aknet
Inflamacioni kronik
Sistemi imunitar i dobët
Sëmundjet kardiovaskulare
AgroWeb ju prezanton me 7 zakone që duhet t’ja kultivoni vetes e t’i ktheni në rutinë, për të përfituar çdo të mirë e për të parandaluar apo trajtuar problemet e lartpërmendura.

Përtypuni
Përtypja e ngadaltë ju ndihmon për një tretje më të mirë, ju ndihmon të hani më pak e të ngopeni më shpejt, frutat dhe perimet shijojnë më shumë, do të hani me kafshata më të vogla.

Relaksohuni
Ekziston një bosht që lidh shëndetin e aparatit tretës me shëndetin e trurit, do të thotë se marrëdhënia është e ndërsjelltë. Hani shëndetshëm dhe reduktoni stresin që të dyja këto sisteme të ndikojnë në mirëqënien e njëra tjetrës.

Lëvizni
Aktiviteti fizik ka një ndikim direkt mbi mikrobiomës e zorrëve dhe kjo është edhe më thelbësore se vetë dieta e shëndetshme. Nëse nuk gjeni kohë për t’u stërvitur, ecni sa më shumë!

Praktikoni agjërimin me ndërprerje
Duke praktikuar rregullin 16:8 (16 orë agjërim dhe 8 orë ushqim) e ndihmon aparatin tretës të rikuperohet. Duke shtuar diversitetin e baktereve të mira në mikrobiomë, e cila përmirëson shëndetin mendor, peshën dhe lëkurën.

Flini gjumë
Mos flini një javë rresht vetëm 6 orë! Gjumi është gjëja më e mirë që mund të bëni që trupi juaj (dhe aparati tretës) të shërohet dhe të marri veten nga të gjitha dëmtimet që ka marrë gjatë ditës. Mos e neglizhoni, pasi ai është çelësi i jetëgjatësisë.

Hidratohuni
Pini ujë, por jo vetëm pasi konsumi i ushqimeve dehidratuese mund t’ju çojë të gjithë mundin dëm. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji si frutat dhe perimet.

Zgjidhni dietën e duhur për trupin tuaj
Kur vjen puna tek tretja ajo që funksionon për dikë, nuk funksionon për dikë tjetër. Njihni më mirë trupin tuaj në mënyrë që t’i plotësoni nevojat që ka. Konsumi i prebiotikëve, probiotikëve dhe ushqimet e fermentuara janë çelësi i një aparati tretës të shëndetshëm.

Praktikojini këto zakone dhe jini të vetëdijshëm se si ushqimet e ndryshmë ndikojnë mbi trupin tuaj. Kur të kuptoni se diçka nuk funksionon për ju, nuk është nevoja që të vazhdoni ta konsumoni.

Konsumoni më shumë nga ushqimet që ju japin gjallëri! / AgroWeb.org

Related Posts

Crypto Queens: 12 Leading Ladies Shaping the Future of Cryptocurrency

celebrities. Here are 12 well-known figures from various fields who have openly promoted cryptocurrency to their fans. Rachel Wolfson Rachel Wolfson: A writer and podcast host, Rachel…

A Journey Through Time: The History of Kitchen Tools

Have you ever stopped to think how the kitchen tools we rely on every day came to be? Today, let’s take a trip back in time to…

Kate Middleton left Windsor

Kate Middleton, the Princess of Wales, has left Windsor for the first time since her recent stomach surgery. Following her operation at the London Clinic last month,…

“Optical Illusion Vision Test”: Find Dog’s Master in 7 Seconds!

Optical illusions, like this one, are fun and good for the brain. Find Dog’s Master in 7 Seconds Look at this picture with a dog’s head. There’s…

Body Acne: 10 Tips To Get Rid Of Them

Body acne is an issue for many people. However, there are things you might do to get rid of them once and for all. Ready? Body acne…

Can You Identify These Old Items?

A Perfect Summer Treat Last but not least, can you identify this item? If you guessed an ice cream maker, you are right on the money! This…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *