Është ndarë nga bashkëshorti? Rudina Hajdari flet hapur për jetën e saj private..!.
Rudina Hajdari, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli edhe për jetën e saj private. Është folur shumë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, duke qenë se ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Rudina për shkak të angazhimeve në politikë jeton në Shqipëri.
“Është shumë e vështirë sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar.
Duke marrë parasysh se vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme. Por që largësia bën të veten padyshim. Nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por që si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta, unë zgjodha këtë rrugë. Por as atij nuk i vë faj sepse ka investuar në Amerikë prej më shumë se 20 vitesh dhe është shumë i suksesshëm aty ku është.
Kur unë erdha në Shqipëri në vitin 2017, ai kishte gati 17 vite pa ardhur këtu. Në momentin që erdhi nuk po ambientohej dot. Është një realitet krejt ndryshe.
Por tani është totalisht ndryshe, tani çdo verë ka dëshirë të vijë këtu. Do vijë të kalojë pushimet në Shqipëri, nuk ka si deti jonë”, tha Rudina Hajdari.